Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë. Me këtë rast ai u shpreh se është ndjenjë e veçantë të nderohet me mirënjohje nga një institucion medial si është kjo radio. “Sot me të vërtetë ndihem shumë i nderuar të pranoj një mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë, konkretisht nga një institucion medial që ka kontribuar shumë në informimin publik të Kosovës, në veçanti në periudhat më të vështira që është përballur vendi i ynë”, u shpreh kryetari Haliti, duke e cilësuar lartë kontributin e Radio Kosovës së Lirë në informim publik dhe në përhapjen e informacioneve në periudha të ndryshme historike të shtet formimit, shtet ndërtimit deri në ditët e sotme. Përndryshe në emër të Radio Kosovës së Lirë,  mirënjohjen ja dorëzoj kryetarit Haliti znj. Arbana Qeriqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …