NË DOBIDOL, ÇIFLLAK DHE POLLUZHË ZGJIDHEN KRYETARËT DHE KËSHILLAT LOKAL

Mbrëmë, në fshatrat Dobidol, Çifllak dhe Polluzhë, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të tri lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave dhe anëtarët e këshillave. Në Dobidol, Kujtim Sopjani u zgjodh, kryetar i këshillit të fshatit Dobidol, Selajdin Gashi, u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Çifllak si dhe Jonuz Hoti u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Polluzhë. Poashtu u zgjodhën edhe anëtarët e këshillave lokal në tri lokalitetet. Urime kryetarëve dhe anëtarëve të zgjedhur, mbarësi e suksese! Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …