Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Defrim Kafexhiu, dje, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Është larguar pika e pestë (5) nga rendi i ditës:
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00377K-0, 00444K-0 dhe 02214K-0 në zonën kadastrale Xërxë;
Kurse janë shtuar pesë (5) pika të tjera:
-
Shfuqizimi I vendimit 332/22 për caktim lokacioni për hapësirë për biznese.
-
Shfuqizimi i vendimit 329/22 për plotësim dhe ndryshimin e vendimit 296/22 për caktim lokacioni për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël.
-
Shqyrtimi I vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël
-
Informatë rreth Raportit 6 mujor të punës së Kryetarit të Komunës.
-
Vendim për ndërrim të akronimit të shkollës Selajdin Mullabazi.
Para fillimit të shqyrtimit të pikave të propozuara në rend dite, nga shefja e grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, znj Besmira Bytyqi u propozua mbajtja e një minutë heshtjeje për nder të poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj.
Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto vendime:
Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00369-0 zonë kadastrale Mrasor;
Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00759-0 në zonën kadastrale Retijë;
Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01830-0, zona kadastrale Rahovec;
Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P – 01830-0, zona kadastrale Rahovec;
Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
Vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025 dhe Qarkores Buxhetore 2023/1;
Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik – P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
Vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
Vendim për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën e institucionit qendror për interes publike;
Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01-Nr. 306/22 i datës 29.04.2022 për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve, rrugicave, parqeve, shesheve, lagjeve në Komunën e Rahovecit i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin 01-Nr. 334/22 të datës 31.05.2022;
Vendimi për shfuqizimin e vendimit 01 Nr. 332/22 i datës 31.05.2022 për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe
Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;
Vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e morgut për nevojat e fshatit Hoçë e Vogël;
Vendim për ndërrim të akronimit të shkollës Selajdin Mullabazi;

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
