leoni

Njoftim mbi zgjatjen e orarit të punës në Qendrës për shërbimin e qytetarëve

Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, duke pa rritjen e numrit të kërkesave për shërbime në qendrën për shërbimin e qytetarëve ka marrë vendim që zyra e gjendjes civile, zyra pritëse, zyra e kadastrës dhe zyra e tatimit në pronë, që nga data: 01.07.2022 deri më 31.08.2022,  të punojnë me orar të plotë prej 08:00 deri në 16:00, për t’i pajisur me dokumente të gjendjes civile dhe dokumente tjera qytetarët dhe bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora edhe gjatë kohës së pauzës. Pra qendra e shërbimit me qytetar do të jetë funksionale edhe gjatë 12:00-13:00, ku gjate kësaj kohe do të ketë zyrtar kujdestarë që do ti shërbejnë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë për pushime në vendlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …