Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

Njësia Profesionale e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit (NJZPSH) në Viti, është furnizuar me pajisje të ndryshme për fikjen e zjarreve fushore dhe malore. Kjo u bë me dije sot nga Komandanti i NJZPSH-së në Viti, Hetem Jakupi.  Ai tha se nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ata janë furnizuar me këto pajisje fryrëse ajri për fikjen e zjarreve fushore-malore, shpinore për fikjen e zjarrit me ujë, rezervuarë të ujit (20l) për bartjen e ujit në terrene të vështira si  dhe këpucë verore për pjesëtaret e NJZPSH-së në Viti. “Me këto pajisje po ngritët niveli i gatishmërish për të reaguar në rastet e zjarreve fushore dhe malore por edhe  për rastet e tjera që mund te kemi. Këto pajisje do ti shërbejnë zjarrfikëseve për t’i dalë në ndihmë qytetarëve në raste te zjarreve dhe të mbrojmë jetën dhe pasurinë e tyre” u   shpreh komandanti Hetemi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …