Filloi fushata e korrje-shirjeve në Ferizaj

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, dolën në vizitë tek fermeri Arsim Sahiti në Pojatë, në nisje të fushatës së korrje-shirjeve. Kryetari Aliu përgëzoi fermerin Sahiti, e përmes tij edhe fermerët tjerë për punën e palodhshme, veprimtarinë e tyre fisnike duke uruar rendiment të lartë e të begatë në këtë fushatë të korrje-shirjeve. Në anën tjetër, më në detaje njoftoi drejtori Burim Bajrami i cili tha se në territorin e Ferizajt janë të mbjellura rreth 4000 hektarë me grurë, gjersa rendimenti i sivjetmë pritet të sillet rreth 4500 kilogram për hektarë.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …