Nënkryetari i komunës së Malishevës Vesel Krasniqi, në takimin që pati me përfaqësuesit e ”OSTAP” Austriak, Engineering dhe Consulting GmbH, Christoph Gierlinger, Florian Gleitsmann nga Austria si dhe Alltëne Krasniqin, biseduan për projektin e furnizimit me ujë të pijes për banorët e komunës së Malishevës, njëherit së bashku kanë finalizuar projektin ideor, me të cilin do të aplikohet pran Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe më pastaj nëse do të merret pëlqimi nga qeveria e Republikës së Kosovës pritët të filloi së implementuari nga viti i ardhshëm ky projekt i përbashkët. Deri në këtë fazë përfaqësuesit e ”OSTAP” Austriak, Engineering dhe Consulting GmbH, Christoph Gierlinger, Florian Gleitsmann nga Austria, kanë kontribouar profesionalisht dhe ju jemi mirënjohës për përvojat e ofruara, ka thënë nënkryetari Krasniqi.