4 të shëruar dhe 4 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë  shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet  në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3500 raste, prej tyre 3396 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 18 raste

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …