leoni

Ka filluar riparimi i rrugës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Sot ka filluar riparimi i rrugës “Ibrahim Mazreku “ në Malishevë, përkatësisht rregullimi i pjesës së rrugës, ku janë riparuar gypat e ujësjellësit për qytetin. Punimet në këtë rrugë do të zhvillohen gjatë mbrëmjes, me qëllim të mos pengimit të qarkullimit në komunikacion. Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Avdi Morina, ka thënë se punimet do të kryhen brenda pak ditëve dhe këto punime do të zhvillohen në orët e mbrëmjes, me qëllim që të mos shkaktohen pengesa në komunikacion.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …