Nënkryetari Aliu priti në takim përfaqësueset e organizatës UN Women

Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së organizatës UN Women, Vlora Nushi, me bashkëpunëtore. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit rreth projekteve që kanë të bëjnë me barazi gjinore, buxhetimin e përgjegjshëm gjinorë dhe avancimin e barazisë gjinore nëpër të gjithë sektorët. Nënkryetari Aliu ka falënderuar organizatën UN Women, dhe u shpreh se projekte të tilla janë të mirëseardhura në komunën e Vitisë. Po ashtu, ai tha se barazia gjinore luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në institucione por edhe në shoqëri, dhe u shpreh i hapur për bashkëpunime të mëtutjeshme që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Në anën tjetër edhe drejtoresha Vlora Nushi, ka falënderuar institucionet komunale të Vitisë, për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim rreth projekteve të kësaj organizate, të cilat po zhvillohen nëpër 12 komuna të Kosovës, ndërsa tani këtyre projekteve do ti bashkëngjiten edhe 4 komuna tjera, në kuadër të tyre edhe komuna e Vitisë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri, si dhe zyrtarja komunale për barazi gjinore, Ibadete Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Barazi Gjinore në Malishevë, përmbyllë aktivitetet për vitin 2025

Zyra për Barazi Gjinore dhe sektorët brenda sajë, Mbrojtja e të drejtave të njeriut, fëmijëve, …