Njoftim për dezinsektim kundër rriqrave në Senik dhe Lladroc të Malishevës

Nesër, më 14.07.2022 do të filloj fushata e dezinsektimit kundër rriqrave të zonave endemike, në territorin e Komunës së Malishevës. Dezinsektimi bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), virus i cili përmes rriqrave përcillet tek njeriu. Fushata e dezinsektimit do të filloj në fshatin Senik, të enjten më 14 korrik dhe vazhdon të premten më 15 korrik në fshatin Lladroc. Obligohen banorët të marrin masat e duhura preventive, në veçanti bletarët, për kujdes të shtuar për bletët gjatë dezinsektimit. Dezinsektimi fillon nga ora 07:00 dhe vazhdon deri në mesditë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti në terren pas stuhisë: Kërkon mbështetje nga Qeveria për familjet e prekura

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot zonat e prekura nga stuhia …