Brenda 24 orëve janë regjistruar 34 raste të reja me covid në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 34 raste të reja me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3609 raste, prej tyre 3417 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 106 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama takon gazetarin dhe autorin britanik Christian Jennings

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuan në Odën e Kryeqytetit, gazetarin …