Ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Junikut, të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike falas, por nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të siguruar qasje efektive në drejtësi dhe nëse keni:
-
probleme nga marrëdhënia familjare,
-
jeni viktimë e dhunës në familje, në baza gjinore, seksuale etj,
-
çështje të pazgjidhura pronësore juridike,
-
probleme nga marrëdhënia e punës,
-
çështje të pazgjidhura nga marrëdhëniet e detyrimeve,
-
çështje në procedure penale (jeni viktimë, të arrestuar apo të paraburgosur),
-
çështje të tjera që duhet të zgjidhen tek organet administrative dhe gjyqësore.
Të drejtohen në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas – Klinikën Mobile Lëvizëse për Ndihmë Juridike Falas, e cila do të qëndroj në Komunën e Junikut nga dt. 02.06.2022 deri me 31.07.2022. Adresa: Hapësira e Jashtme e Komunës së Junikut, Tel. 044 143 849 dhe 044 143 852
Telefono falas: 0800 11 777
[email protected]
MBROJ TË DREJTËN TËNDE, PA SHPENZUAR ASNJË CENT!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
