Ka nisur procesi i asfaltimit të rrugës Likoc – Rezallë

Ka nisur procesi i asfaltimit të rrugës Likoc – Rezallë, një tjetër premtim i qeverisjes aktuale, që po përmbushet në kohë kaq të shkurtë. Për të parë nga afër asfaltimin e këtij aksi, kanë dalë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ku bashkë me banorët vendës, kanë bashkëbiseduar, ndërkohë që këta të fundit janë shprehur falënderues për premtimin e përmbushur. Projekti është realizuar me standarde të larta, ndërsa krahas asfaltimit, është rregulluar edhe trotuari përgjatë këtij aksi rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Javën për Vetëdijësimin ndaj Kancerit të Qafës së Mitrës

QKMF në Viti ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me …