Edhe në fshatin Mikushnicë ka nisur trajtimi i rrugëve lokale

Edhe në fshatin Mikushnicë ka nisur trajtimi i rrugëve lokale, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Skenderajt, për rregullim të infrastrukturës rrugore në fshatra dhe qytet. Në këtë mënyrë, në lagjen Rexhepi, kompania e kontraktuar nga Komuna e Skenderajt, ka dërguar makinerinë e punës, e cila ka nisur fazën e parë të trajtimit të rrugëve në lagje. Rregullimi i këtyre rrugëve ishte premtim i kryetarit Fadil Nura, i cili gjatë një vizite në muajin prill të këtij viti, kishte premtuar se Komuna e Skenderajt do të ketë prioritet trajtimin e rrugëve në fshatin Mikushnicë. Për të parë fillimin e punimeve, vendpunishtën e kanë vizituar drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Arbon Osmani, të cilët janë takuar edhe me banorët vendës dhe kanë bashkëbiseduar rreth projektit infrastrukturor.

May be an image of 1 person, tree and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …