Brenda 48 orëve në Malishevë 39 të shëruar nga covid dhe 32 raste të reja

Brenda 48 orëve në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 39 persona, ndërsa janë regjistruar 32 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikim e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3961 raste, prej tyre 3732 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 142 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …