Kryetari Aliu ka pritur në takim bashkëqytetaren, Albana Tërstena, politologe në Gjermani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim bashkëqytetaren, Albana Tërstena, politologe, që me punën, zellin e aftësitë e saja të çmueshme, ka arritur të jetë anëtare e Kryesisë së Partisë Social-Demokrate (SPD) në distriktin Saarlouis në Gjermani, si dhe njëkohësisht Administratore e Zyrës së Deputetëve të SPD-së të Parlamentit Evropian ne Saarland të Gjermanisë, ngritje kjo në karrierë e përvojë që do të krijoj mundësi për bashkëpunim të Ferizajt me komunat e institucionet gjermane,  padyshim duke na bërë krenarë si ferizajas me suksesin e saj, për të cilën kemi gatishmërinë e plotë t’i ofrojmë gjithë mbështetjen e nevojshme, ka thënë kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …