Buxheti i Komunës së Ferizaj gati për vitin 2023, ai dorëzohet për Kuvend

Komuna e Ferizajt e kryesuar nga Kryetari Agim Aliu, pas dëgjimeve buxhetore me qytetarë ka hartuar edhe buxhetin për vitin 2023. Këtë dokument, sipas afatit ligjor, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti Sadiku ia dorëzoi, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, që në seancën e radhës të aprovohet nga anëtarët e Kuvendit. Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve me shumë rëndësi për Komunën e Ferizajt, propozime këto të marruara nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore që janë mbajtur në të gjitha lokalitetet.

Buxheti për vitin 2023 do të jet 38,103,752.00 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …