Kryetari Kastrati dhe drejtori Dukolli vizituan dy ferma të deleve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, si dhe këshilltari komunal, Halil Morina, sot i kanë vizituar dy ferma të deleve. Janë vizituar fermerët Brahim Sopaj në Janqist dhe Sahit Krasniqi në Astrazup, ndërsa qëllim i kësaj vizite ishte njoftimi me nevojat që kanë si kultivues të deleve dhe mundësia e mbështetjes për të gjithë fermat që mbajnë kafshë të imta. “Unë ju përgëzoj juve që mbani dele, sepse i di vështirësitë që keni dhe djersën që derdhni për punën që bëni. Pikërisht për këtë, ne si komunë, jemi të interesuar që të bisedojmë me ju dhe të marrim kërkesat e juaja, në mënyrë që të shikojmë të gjitha mundësitë për mbështetje të të gjithë kultivuesve të kafshëve të imta”, ka thënë kryetari Kastrati. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që kërkesat e fermerëve, ti bartin në hartimin e buxhetit për bujqësi, në mënyrë që të gjejmë mundësi për përkrahje të zgjerimit të fermave dhe rritjen e numrit të krerëve të deleve. Fermerët Sopaj e Krasniqi, e kanë falënderuar kryetarin Kastrati për vizitën dhe i kanë shprehur kërkesat dhe nevojat që kanë, si dhe me problemet që ata ballafaqohen në punën e tyre.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …