leoni

Kryetari Latifi ka takuar punonjësit shëndetësor

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin, Fatmir Iska, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, znj. Saranda Sallteku dhe drejtorin e QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, dr. Elbunit Kryeziu, kanë takuar punonjësit shëndetësor, me të cilët është diskutuar për situatën pandemike, kapacitetet shëndetësore, shërbimet e ofruara dhe kushtet e punës në këtë institucion, investimet që po bëhen në objektin e vjetër të QKMF – së dhe planet tona për të ardhmen. Gjatë bisedave të përbashkëta, u pajtua që të rriten kapacitetet, të përmirësohen edhe më shumë shërbimet shëndetësore, duke e respektuar në rend të parë orarin e punës si dhe duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Do të punojmë në vazhdimësi, pa u ndalur, që qytetarët e Rahovecit t’i marrin sa më me efikasitet shërbimet e duhura shëndetësore. Kryetari Latifi ju ka uruar suksese dhe punë të palodhshme të gjithë punëtorëve shëndetësor!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …