VV

VV: Bashkëqeverisja me Listën Srpska është fyerje për 12.000 viktimat e luftës në Kosovë

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, ka reaguar kundër deklaratës së ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës e ish liderit të Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq. “Vetë mundësia që Qeveria ta ka dhënë ty dhe listës Srpska, për bashkëqeverisje, për Kosovën, është pështymje mbi varret e mbi 12,000 njerëzve të vrarë në Kosovë dhe mbi fytyrat e 2 milionë qytetarëve që jetojnë në këtë vend”, ka thënë Krasniqi. Këtë koment ai e ka bërë pas deklaratës së Jabllanoviqit se “procesi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës mund të bëhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e serbët nuk do të duhej e nuk do të guxonin të përkrahin këtë vendim, sepse ky vendim për popullin dhe shtetin tonë do të ishte rrugë në një drejtim”. Jabllanoviq njëkohësisht ka thënë se në Kosovë është në fuqi Rezoluta 1244 e KS të KB-së, sipas së cilës i vetmi formacion i armatosur është KFOR-i me mundësi të kthimit të pjesëtarëve të Ushtrisë serbe. Dje, zëvendëskryeministri i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq ka thënë se qëndrimi negativ i serbëve për formimin e Ushtrisë së Kosovës nuk ka ndryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …