Komiteti për Shëndetësi në Malishevë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit

Aziz Thaçi, Kryesues i Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe për Persona me Nevoja të Veçanta në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e dytë të rregullt, dhe para anëtarëve paraqiti rendin e punës, ku ndër pikat tjera u debatua draft-Plani i Punës për këtë komitet për vitin 2022, dhe pas një debati nga anëtarët dhe propozimet që dhanë u inkorporuan në dokumentin bazik të planit të punës, ku më pas u miratua plani me plotësim ndryshimet e bëra. Kryesuesi, Thaçi, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me anëtarët si dhe me institucionet komunale dhe ato shëndetësore që plani i punës dhe objektivat që janë vë si komitet, t’i përmbushin në realizim dhe në të mirë të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Malishevës. Komiteti përcaktoi edhe mbledhjet për muajin tetor dhe vizitat, që do t’i realizojnë në Drejtorinë Komunale për Shëndetësi dhe në QKMF, ”Dr.Shpëtim Robaj”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …