Në fshatin Polac kanë nisur punimet e trajtimit të rrugëve në lagjet të cilat nuk janë përfshirë më herët

Në fshatin Polac kanë nisur punimet e trajtimit të rrugëve në lagjet të cilat nuk janë përfshirë më herët në planet e investimeve publike, e të cilat për shkak se nuk kanë pas gjendje të mirë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe banorëve. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i ka vizituar lagjet ku po realizohet ky projekt, për të parë nga afër ecurinë e punimeve. Kreu i Skenderajt ka bashkëbiseduar edhe me banorët e lagjeve, të cilët janë shprehur mirënjohës për angazhimin e Komunës, që t’i trajtojë rrugët në mënyrë që ato të jenë lehtësisht të kalueshme.

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj diskutohet për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027

Gjatë ditës së sotme kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, bashkë me …