leoni

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se janë anuluar seancat publike të planifikuara të mbahen sot dhe nesër kundër Pjetër Shalës

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se  janë anuluar seancat publike të planifikuara të mbahen sot dhe nesër  për konferencën përgatitore të gjykim ndaj Pjetër Shalës.  Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, kishte caktuar konferencat përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, nga data 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të Zyrës së Prokurorit,  mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës Administrative.   Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars  të vitit 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …