Krasiten drunjtë dekorativ në sheshin e qytetit të Ferizajt

Komuna e Ferizajt, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, bashkë me ndërmarrjen publike “Ambienti”, kanë filluar krasitjen e drunjëve në sheshin e qytetit. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj Arben Halili, ka thënë se kjo është bërë në vazhdën e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta si dhe mundësimin më të mirë të ndriçimit publik dhe pamjeve të kamerave të sigurisë. Krasitja e drunjëve do të vazhdojë edhe në pjesët tjera të qytetit.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …