Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt u ka shqiptuar gjobë dy subjekteve afariste që operojnë në qytet

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Skenderajt u ka shqiptuar gjobë dy subjekteve afariste që operojnë në qytet, (njëra është dënuar me 600 euro, kurse tjetra me 500), pasi është konstatuar se kanë bërë shkelje të Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit. Më saktësisht, subjektet afariste nuk kanë harmonizuar çmimin e produktit të ekspozuar në raft me arkën e shitjes. Në aktvendimin e Drejtorisë së Inspekcionit, mes tjerash thuhet se: “Pas ankesës së konsumatorit në Drejtorinë e Inspekcionint, që në zbritjen e datës 1 nëntor, produkti supë gjeli ka qenë në zbritje nga 0.47 euro, në 0.29 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar për të njëjtin produkt 0.35 euro (dëshmi kuponi fiskal)”. Në të dy subjektet afariste, ndaj të cilave është shqiptuar gjobë, është konstatuar natyrë e njëjtë e parregullsisë. Në këtë kuadër, deri te konstatimi i këtij veprimi që bie në kundërshtim me ligjin që mbron konsumatorin, ka ardhur pas bashkëpunimit nga ana e qytetarëve me organet kompetente, për të denoncuar këto parregullsi. Komuna e Skenderajt dhe Drejtoria e Inspekcionit falënderojnë qytetarët për bashkëpunim, dhe ftojnë në të njëjtën kohë të paraqesin çdo rast që bie ndesh me ligjet e aplikueshme në vendin tonë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …