Haliti: Lëvizja e lirë dhe e sigurt e qytetarëve prioritet i institucioneve komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar punimet dhe asfaltimin e rrugës “Kongresi i Manastirit”, si dhe punimet te sheshi “Calmy Rey”, në qytetin e Vitisë. Me këtë rast kryetari Haliti tha se me rivitalizimin e kësaj rruge do të krijohen hapësira për parkim të mjeteve motorike, trotuare dhe ndriçim publik, që qytetarët të lëvizin lirë dhe të sigurt, gjë që është prioritet i institucioneve komunale.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, rrugë dhe teksti që thotë "BERISHA COMPANY"

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …