Kryetari Haliti dhe drejtoresha Emini mbajtën takim me psikologët shkollor

Sot në Viti,  nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), është mbajtur një takim i përbashkët në mes të psikologëve shkollor të kësaj komune. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e DKA-së, Fatbardha Emini. Me këtë rast kryetari Haliti e ka potencuar rolin e veçantë që kanë psikologët shkollor në mirëqenien  e nxënësve. Ai gjithashtu i ka falënderuar ata për angazhimin e tyre duke folur edhe për angazhimet e qeverisë komunale në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ndërkaq drejtoresha Emini ka kërkuar nga psikologët që të vazhdojnë angazhimin dhe të bashkëpunojnë me institucionet relevante në ligjëratat e ndërgjegjësimit kundër dukurive negative dhe të shënimit të aktiviteteve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …