leoni

KK i Malishevës mbajti mbledhjen e tetë të rregullt

Para këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, prezantoi projektin për ”Sheshin e Dëshmorëve”, kurse  më gjerësisht e reprezentoi përfaqësuesi i projektit. Po ashtu, kryetari Kastrati shpalosi para këshilltarëve edhe ngjarjet të cilat do të zhvillohen për nderë të festave kombëtare të muajit nëntor. Në vazhdim të mbledhjes këshilltarët shqyrtuan dhe debatuan edhe pikat tjera si: Raporti i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën nëntëmujore, raporti i përformancës për vitin 2021, planet e punës për tri komitete jo obligative. U propozua komisioni për hartimin e planit të kuvendit për vitin 2023, shqyrtimi i kërkesës së BIK-ut dega në Malishevë për vazhdim dhe plotësim për shërbimet mortore, si dhe disa kërkesa të qytetarëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …