Njësia e Zjarrfikësve në Viti përfiton edhe një donacion tjetër nga KFOR-i

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Vit (NJPZSH), ka pranuar edhe një pjesë tjetër të një donacioni nga KFOR-i. Me këtë rast i pranishëm në pranim dorëzimin e këtij donacioni ku përfshihen bateri me ndriçim elektrik ishte edhe Basri Aliu, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë. Ai ka falënderuar KFOR-in për këtë donacion dhe gjithë angazhimin e tij që ka bërë dhe po bënë në ngritjen e kapaciteteve profesionale apo edhe në furnizimin me pajisje të ndryshme për zjarrfikësit vitias. Ndërkaq Komandanti i NJPZSH-së në Viti, Hetem Jakupi tha se ky donacion ka për qellim rritjen dhe modernizimin e kapaciteteve teknike që kjo njësi të jetë sa më i kompletuar për siç tha ai që ti dalin në ndihmë qytetarëve në raste te ndryshme.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …