Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra dhe në qytetin e Skenderajt

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra, madje edhe në qytetin e Skenderajt. Gjendja më e rëndë ishte në fshatrat Llaushë, Tushilë dhe Kllodernicë. Qysh në orët e hershme të mëngjesit, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Alban Shala dhe me shërbimin e emergjencave dhe zjarrfikësit, kanë dalë në terren, për të parë nga afër gjendjen dhe situatën e krijuar. Më këtë rast, kryetari Nura është gjendur afër familjeve që janë prekur nga vërshimet, ndërsa ka njoftuar se Komuna e Skenderajt do të bëjë gjithçka që mundet, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për të tejkaluar këtë situatë. Për fat të mirë, reshjet kanë ulur intensitetin, ndërkohë që tani gjendja duket të jetë nën kontroll.

May be an image of 4 people, people standing and body of water

May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …