leoni

IOM ndihmon pjesëtarin e komunitetit RAE nga Suhareka

IOM ( Organizata Ndërkombëtare për Migrim ) në koordinim me Zyrën Komunale për Kthim dhe Komunitete në Suharekë, ka filluar të iplementojë Projektin për ndihmë komunitetit RAE. Ata sot kanë ndarë një motosharrë për Lavdim Hysenin nga Suhareka, e cila ka vlerën rreth 3000 euro. Në ceremoninë e dhurimit të këtij donacioni, morri pjesë  nënkryetari i Komunës së Suharekës, z.Rexhep Kuçi dhe zyrtari për Kthim dhe Komunitete z. Xheladin Sadikaj. Nënkryetari Kuçi, ka falënderuar IOM-in për përkrahje, ndërsa Lavdimit i ka dëshiruar të ketë punë me motosharrë dhe të sigurojë të ardhura për familjen e tij. Ndërkaq, përfaqësuesi i IOM-it, me këtë rast ka bërë të ditur se do të ndahen edhe donacione tjera këto ditë për pjesëtarë tjerë të komunitetit RAE.

Kontrolloni gjithashtu

Le të mobilizohemi për fitoren që na pret

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi përmes një postimi në facebook ka ftuar …