Vazhdon puna për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës

Komisioni për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e katërt të radhës për hartimin e draft statutit të ri. Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës, e ka marrë Kuvendi i Komunës së Malishevës, si nevojë e kohës dhe përshtatjes së aktit më të lartë juridik të komunës me ligjet në fuqi. Komisioni i cili përbëhet nga kryesuesi i kuvendit, Argjend Thaçi, nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës dhe shoqëria civile, e ka vazhduar punën, duke e shqyrtuar statutin, nen për nen, në mënyrë që drafti të jetë sa më shpejtë në diskutim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …