Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Vjosa Osmani tanimë e ka marrë vendimin t’i shtyjë zgjedhjet në katër komunat e veriut për shkaqe sigurie

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se kryetarja Vjosa Osmani tanimë e ka marrë vendimin që t’i shtyjë zgjedhjet në katër komunat e veriut për shkak të gjendjes së sigurisë. Problemin tani e kemi që është një moment shumë i rëndësishëm, që lidhet me zgjedhjet. Jam i sigurt se zgjedhjet do të shtyhen, madje me informatat që i kam unë, e di që zonja Vjosa  e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, mirëpo këtë vendim s’e dimë se si do ta paketojë dhe ta arsyetojë. Edhe  veprimet e fundit policore janë prekje e pulsit për ta krijuar raportin arsyetues që kryetarja  t’i shtyjë zgjedhjet, ka saktësuar Radhit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …