Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’ia dërgojë KFOR-it kërkesën për kthimin e forcave serbe në Kosovë. Vuçiq duke folur për RTS-në, ka thënë se kërkesa do t’i dërgohet KFOR-it nesër në një pikëkalim kufitar. Sipas tij, për vendimin ka pasur pajtim unanim dhe është marrë në një mbledhje elektronike të qeverisë. Ai ka thënë se kthimi i forcave serbe në Kosovë do të jepte efekte pozitive dhe do t’i ulte tensionet në veri Këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë në një mbledhje që është mbajtur mbrëmë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
