KFOR-i, bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për transferimin e Dejan Pantiqit

KFOR-i, bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për transferimin e Dejan Pantiqit

Ish polici i Kosovës, Dejan Pantiq, prej 14 ditësh po mbahet brenda stacionit policor në pikën kufitare, në Jarinë. Policët e njësive speciale  të Kosovës, po kujdesen që gjithçka të shkojë sic duhet deri ne momentin kur Pantiq të transferohet në një qendër paraburgimi je jug. Por për shkak të bllokadave, polici që akuzohet për këtë sulm kundër zyrtarëve të KQZ-së dhe policëve të Kosovës, nuk po mund të bartet në ndonjë qendër tjetër. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e KFOR-it. Në një përgjigje për mediet KFOR-i, bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e institucioneve të Kosovës për transferimin e Pantiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …