Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova nuk mund t’i tolerojë barrikadat deri në pafundësi, pasi ato po e pengojnë lirinë e lëvizjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se edhe pse KFOR-i ka kërkuar pak kohë për heqjen e barrikadave në veri të vendit, tashmë janë bërë dy jave prej kur ato janë vendosur. Në një konferencë për media, Kurti u shpreh se Kosova nuk mund të tolerojë deri në pafundësi, pasi siç tha, barrikadat po e pengojnë lirinë e lëvizjes.  “KFOR-i ka kërkuar pak kohë, por sot janë bërë dy javë prej kur janë vendosur barrikadat. Ato janë duke e penguar lirinë e lëvizjes. Ne i kemi dhënë kohë pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore në Republikën e Kosovës nga pikëpamja e KFOR-it”, u shpreh ai. E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi sepse kemi 11 barrikada që janë vendosur, të cilat siç e dini ju të gjithë nuk janë civile, por barrikada të njerëzve të uniformuar e të armatosur. Ato janë të pozicionuara në atë formë që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e uniformuar për të shtënë drejt veturave që vijnë se sa të mos lejojnë tejkalimin e automjeteve në pjesën tjetër të barrikadës, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …