Edhe sot janë krijuar kolona të gjata në dalje të kufijve të Kosovës, pritjet në Merdare janë rreth katër orë

Edhe sot në orët e mëngjesit ka kolona në disa pikë kalime kufitare të Kosovës me Serbinë

Edhe sot, që  në orët e para të mëngjesit, kur mërgimtarët nga Kosova po kthehen në vendet e tyre të punës në shtetet e Evropës,  ka kolona të gjata në disa pikë-kalime kufitare të Kosovës me Serbinë. Bashkatdhetarët po presin me orë të tëra për të dalë nga Kosova. Kolona sot në mëngjes ka në pikë-kalimet kufitare Merdar, te Dheu i Bardhë, në Mutivodë e në Muçibabë. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kombëtar në Merdar, ka njoftuar se  pritjet janë deri në tri orë  te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë.

Kontrolloni gjithashtu

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli: Shtetasit e Kosovës u kthyen pas në kufirin me Moldavinë, autoritetet ukrainase i quajtën “terroristë”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas një incidenti të ndodhur sot në …