Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e Shtetit, Bajram Begaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim pune me kryetarin e  Shtetit,  Bajram Begaj, me qëllim  për ta informuar mbi çështjet kryesore, të qeverisjes gjatë këtij viti. Kryeministri Rama me këtë rast  shpërndau foto nga takimi i zhvilluar në Presidencë, ndërsa theksoi se temë e bisedës ishin dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike. Takimi i fillimvitit e zhvillona me kryetarin e Shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike, ka shkruar Edi  Rama, në një postim të tij. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …