Policisa

I dyshuari për plagosjen e dy serbëve në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës

I dyshuari  për plagosjen e dy serbëve në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilit edhe iu ka konfiskuar arma e zjarrit, me të cilin ka kryer sulmin, deri tani në rrethana jo sa duhet të sqaruara. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K. i moshës 33 vjeçare, pjesëtarë i FSK-së.  Policia ka njoftuar  më herët se dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …