Rexhep Selimi

Avokati i Rexhep Selimit, ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga paraburgimi, në Hagë, dhe t’i mundësohet mbrojtja në liri

Mbrojtja e Rexhep Selimit, ka kërkuar sërish që ai të lirohet nga paraburgimi në Hagë dhe t’i mundësohet mbrojtja në liri. Avokati i tij, Xhefri Roberts, ka parashtruar edhe disa kushte të cilave Selimi është i gatshëm t’u përmbahet nëse i mundësohet lirimi nga paraburgimi. Një nga këto kushte është edhe dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit, që i mundësojnë atij kalimin në një shtet tjetër. Rexhep Selimi dorëzon pasaportën e tij dhe çdo dokument tjetër të vlefshëm të udhëtimit te zyrtarët e autorizuar të KSK-së, duke përfshirë letërnjoftimin e tij të Kosovës që lejon udhëtimin në Shqipëri”, thotë avokati i Selimit në një parashtresë. Në shtëpinë e z. Selimi është caktuar një dhomë e veçantë ku të gjitha vizitat jo familjare do të bëhen në prani të zyrtarit të Policisë së Kosovës që ruan banesën, e cila gjithashtu do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes me video e cila do të regjistrojë ose transmetojë të gjitha takimet jofamiljare për shqyrtimin e menjëhershëm nga roja i caktuar si dhe për transmetim në Regjistër”, thotë tutje avokati i Selimit. Avokati  ka propozuar që lirimi i tij të bëhet deri më 29 janar, atëherë kur do të bëhet pajisja me deklaratat e paredaktuara të dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …