Komuna e Malishevës dhe Preda Plus nënshkruan memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit INTEGRA

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus në Kosovë, përkatësisht me drejtorin e fondacionit, Valentin Hoxha, për zbatimin e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”. Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është të sigurojë një kornizë për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet palëve, duke përshkruar përgjegjësitë dhe angazhimin e ndërsjellë për të mirën e një zbatimit të suksesshëm të këtij projekti, i cili ka filluar të realizohet më 1 dhjetor 2022 dhe do të vazhdoj deri më 31 gusht 2025. Përmes këtij projekti, do të mbështeten të kthyerit dhe popullsia që konsiderohet e cenueshme, për një fillim të ri në vendin e tyre. Ky projekt në Kosovës, që realizohet përmes Preda Plus dhe WEntrepreneur dhe mbështetet nga ASB, financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim  Ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetarit Haliti vizitoi punimet ndërtimore të projektit “Bridging Regions”

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, zhvilloi një vizitë në terren për të …