Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Martin Berishaj, ka reaguar pas publikimi të lajmit se gazetari slloven, Vitomir Petroviq, nuk është dënuar

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet për shpëlarje parash ka reaguar pas publikimi të lajmit se gazetari i tv planet në Slloveni, Vitomir Petrovic nuk është dënuar, edhe pse ambasadori  Berishaj e paditi për shpifje. Sipas raportimit të Albanian Post, rasti ka “përfunduar pa efekt juridik”. Ai përmes një postimi e ka akuzuar për shpifje, duke thënë se Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar. Për çështjen penale në fjalë është ngritur padia ime private kundër gazetarit slloven i cili shpifi kundër meje, por Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e ka pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e ankimimit ende nuk ka përfunduar”, ka saktësuar Martin Berishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …