Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që mbahet në Davos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Zvicër, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror,  në Davos. Sipas njoftimit të Qeverisë, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, kryeministri Albin  Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shefin e Stafit, Luan Dalipi, këshilltarin politik për Teknologji të Informacionit Lulëzon Jagxhiu dhe këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj, do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih, kësaj radhe i organizuar nga Qeveria e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …