Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,
Të dashur përfaqësues të bizneseve,
Të dashur bamirës,
Pas zyrtarizimit të procedurave për Fondin Emergjent për Vërshimet në komunën e Skenderajt, me krijimin e xhirollogarisë bankare, u bëhet thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve të mëdha e të mesme, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi të vogël, që të ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale. Detajet me të dhënat janë të bashkëngjitura në dokumentin e mëposhtëm.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
