Vuçiq

Vuçiq: Nëse Serbia nuk e pranon propozimin e planit franko gjerman, do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin me “pesëshen” ndërkombëtare të premten i është thënë se duhet, që Serbia  ta pranojë propozimin, në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane. Ai shtoi se i është thënë se Serbia do të përballet me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve dhe se masa e tretë do të jetë e përgjithshme ekonomike që do të ketë pasoja për Serbinë.

“Do të përballeni nën një ndërprerje të procesit të integrimit evropian, nën dy do të përballeni me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, nën tre masa gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik që do ta dëmtojnë Serbinë. Kjo më është përsëritur edhe tri herë gjatë bisedës dhe çdo herë kam reaguar ashpër ndaj kësaj”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …