leoni

Në Malishevë një i shëruar nga covid-19

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin komunal për menaxhimin e situatës me covid-19.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, në mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4269 raste, prej tyre 4181 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe 1 rast është aktiv me covid.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …