Drejtoresha Krasniqi uroi nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor  2022/23

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri arsimorë. Ajo me këtë rast tha: Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2022/2023, më lejoni të uroj përzemërsisht në emrin tim dhe të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, të gjithë  qytetarët e  Komunës së Malishevës, drejtuesit e  shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor. Drejtoria për Arsim dhe Edukim dhe Komuna e Malishevës do të jetë e përkushtuar të qëndrojë pranë kërkesave të institucioneve arsimore dhe komunitetit shkollor. Përkushtimi me punë në procesin edukativo arsimor do të bëj që në qershor t`i gëzohemi sukseseve tona të përbashkëta dhe gjithashtu puna cilësore na garanton të arrijmë rezultate të larta në procesin edukativo arsimor. Urime fillimi i gjysmëvjetorit të dytë  2022/2023! Na priftë e mbara!  Me respekt nga:Drejtoresha e DKAE-së Arbëreshë Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …