MKRS-ja realizon disa projekte në Vushtrri

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar  kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vushtrrisë në fushat e interesit të përbashkët, veçmas për projektet të cilat do të realizohen në këtë komunë sivjet dhe në vitet e ardhme në fushën e trashëgimisë kulturore, kulturës, rinisë dhe sportit.

MKRS-ja në projeksionet buxhetore ka disa projekte që do të realizohen në Vushtrri; projektin “Shtëpia e Mahmut Agë Gjinolli” atë të Qendrës Rinore dhe Palestrën e Sporteve në Samadragjë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …