Diskutohet për hartimin e dokumenteve të vlerësimit të rrezikshmërisë

Organizuar nga Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, ka filluar të mbahet punëtoria dy ditore për hartimin e dokumente të vlerësimit të rrezikshmërisë. Në këtë punëtori përveç zyrtarëve komunal po marrin pjesë edhe zyrtarë të Agjencisë për menaxhimin e Emergjencave (AME). Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në komunën e Ferizajt, Arben Halili, ka theksuar se hartimi i dokumentit mbi vlerësimin e rrezikshmërisë, po bëhet nga FNFT në gjithë territorin e Republikës së Kosovës në nivel qendrore dhe lokal sipas Ligjit Nr.04/L 027 për Mbrojtjen e Fatkeqësitë tjera si dhe Rregullores për hartimin e metodologjisë së dokumentit të vlerësimit të rrezikshmërisë e cila është kompetencë e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Hartimi i këtij dokumenti është i një rëndësie shumë të madhe, për shkak se në bazë të saj specifikohet çdo detaje që parashihet në bazë të ligjeve në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …